Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka kundërshtuar përmbajtjen e rezolutës së dakordësuar mes opozitës dhe maxhorancës për çështjen e Kosovës.

Çollaku: Në rast se do të kisha bërë një bilanc për këtë temë për çështjen e Kosovës për bilancet politike midis meje, nesh dhe jush, raporti do të ishte shumë zhvendosur në favor tonin. Nuk jam këtu për këtë. Ju mbase se kujtoni, po për mua mbase ka qenë gjëja më e rëndësishme në këtë parlament. Fjala ime e parë në këtë sallë në ditën e parë të miratimit të qeverisë tuaj, ju kam kërkuar 2 gjëra: tërheqjen nga “Open Balkan” dhe ndalimin e marrëdhënieve disproporcionale me Serbinë dhe presidentin Vuçiç. Keni gati një muaj e gjysmë që jeni tërhequr nga Open Balkan, vetëm e kam përshëndetur, nuk më keni dëgjuar këtu të vij të rah gjoksin të them kisha të drejtë apo ju e kishit gabim. Kur keni një akt të mirë, nuk kam asnjë kompleks t’iu përshëndes për atë që kryeni. Por motivi pse ju kam thirrur në këtë interpelancë sot, mendoj që shkon përtej betejave politike, nuk jam këtu as t’iu shaj, fyej as të stimulojë asnjë lloj sensibiliteti, por mendoj se ky parlament sidomos opinioni ka të drejtë të sqarohet për disa akte, deklarime, qëndrime, tuaja, të qeverisë tuaj në raport me Kosovën dhe situatën në veri të saj.

Çollaku: Në datën 19 qershor, ju në një status në Twtter, duke iu shtuar radhës së atyre që e kishin vënë nën presion kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të hequr forcat special nga veriu I Kosovës dhe sidomos përmes në qoftë se do t’I quanim një gurë, patjetër një gurë që vjen nga Shqipëria në atë ditë për Albin Kurtin në atë ditë, ishte ndër më të rëndët, keni deklaruar se: Albin, dil nga vetizolimi, deeskalo situatën, tërhiq Forcat Speciale ose në të kundërt rrezikon të kemi një republikë të KFOR-it në veri të Kosovës dhe atëherë lamtumirë sovranitetit të Kosovës mbi këtë pjesë. 19 qershor. Në 24 qershor të gjithë e dini se çfarë ndodhi. Një komando e armatosur serbësh, por e dërguar dhe e mbështetur nga Beogradi, tentuan me një agresion ushtarak të aneksojnë pjesën veriore të Mitrovicës me plan të qartë për të vendosur kufirin e Serbisë me Kosovën në Ibër. Dhe pot ë mos kishte qenë reagimi I policisë së Kosovës, atyre Forcave Speciale që iu bënë presion të gjithë, edhe ju, mbase edhe ne, t’i tërhiqnim realisht kufiri rrezikonte të ishte në Ibër.

Çollaku: Vijojmë me qëndrimet. Menjëherë pas ngjarjes së 24 qershorit ju në disa raste dhe në disa media të huaja, keni kërkuar nga KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, që gati ngjante me një lloj replike me atë çfarë kishit paralajmëruar në datën 19. Dhe patjetër, që KFOR-I të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, do të ishte një shpallje e padeklaruar e protektariatit ndërkombëtar dhe sigurisht do të ishte një hap drejt ndarjes pastaj të veriut të Kosovës. E sikur kjo të mos mjaftonte, prap në një intervistë diku, herë me keqkuptime herë me korrigjime, të shpresoj nga keqkuptimi por e dyshoj se nga keqkuptimi, keni deklaruar se Veiu I Kosovës është një “tokë për zot”. Zoti kryeministër, në rast se ju do të më thoni se të gjitha këto janë lapsuse apo gafa politike, kjo interpelancë do të mbyllej këtu unë do të tërhiqesha dhe do të thoja njerëz ndjesë, kryeministri është ngatërruar ka bërë një lapsus, ndodhin dhe të tilla. Por shqetësimi im është tjetër, sepse të kombinuara njëra me tjetrën dhe duke qenë se ka një precedent të paktën në prezencë të qartë të paqartësisë suaj në raport me një tentativë apo tezë të hedhur vite më parë për shkëmbim kufijsh në veri të Kosovës, nuk e keni mbështetur me zë, por as nuk e keni kundërshtuar me zë. Lënë hapësirë për të dyshuar ose për të pyetur nëse ju e besoni se realisht se ky projekt mund të realizohet, nuk jeni i vetmi, nuk është një tabu kjo, ka shumë diplomat të huaj dhe në Bruksel edhe përtej oqeanit që janë familjarizuar me këtë tezë dhe besojnë se ndarja e Kosovës mund të jetë një paqe permanente midis Serbisë dhe Kosovës. Ka diplomat që e pohojnë këtë gjë, ka njerëz që e mbështesin këtë histori. Por pyetja ime është shumë e sinqertë, I nderuar kryeministër ju e besoni se kjo mund të ishte një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë, një zgjidhje e qëndrueshme, pra, ndarja apo shkëmbimi I territoreve midis Serbisë dhe Kosovës? Dhe tjetra, a besoni që në këto kushte mund të hapej loja e lëvizjeve të kufijve nëpër Ballkan? Dhe në rast se po, a ka ndonjë konsultim nga ana juaj me ndonjë partnerët strategjik të besueshëm dhe të pranueshëm për këtë vend, SHBA, BE, apo Britania e Madhe? Dhe në rast se po, a mund t’i deklaroni shqiptarëve që po ka një tezë e cila mund të pritet dhe nga këto aktorë dhe ne të gjithë të reflektojmë për qëndrimet tona.

Çollaku: Do të doja dhe të ndalesha pak në atë çfarë mbrëmë nga ora 19 e darkës mësova nga mediat televizive se në parlament ka mbërritur një dakordësi për një rezolutë të përbashkët me Kosovën, për Kosovën. Kam qenë gjithmonë në favor, kam qenë gjithmonë nxitës I qëndrimeve të unifikuara në raport me Kosovën. Por zonja kryetare e Kuvendit, duke iu referuar saktë asaj çfarë ka vendosur Konferenca e Kryetarëve, referuar dhe ju të gjithë e dëgjuat se për këtë do të duhej të ishte mbledhur Komisioni I Politikës së Jashtme, ku të trajtoheshin debatet mbi draftet dhe eventualisht të dilej me një draft të përbashkët. Unë ndihem I fyer si anëtar I Komisionit për Politikën e Jashtme, besoj dhe kolegë të tjerë. Komisioni për politikën e Jashtme nuk është mbledhur asnjë orë për të trajtuar këtë temë. Dhe unë nuk e di ku ka mbërritur kjo marrëveshje. Sigurisht takimet informale është I lirë t’i bëjë çdokush, por Komisioni për Politikën e Jashtme të këtij parlamenti nuk është mbledhur asnjë orë për të debatuar, apo diskutuar drafte, propozime, amendamente të një deputeti, disa deputetëve, grupe deputetësh, asnjë orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA