“O Sali, po nuk paske pas asnjë kod njerëzor?”/ Dëmtimi i pllakave përkujtimore për viktimat e 21 Janarit, Balla: Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret

25/10/2026 20:04

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër lidhur me dëmtimin e pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit.

Përmes një postimi drejtuar Sali Berishës, Balla e ka akuzuar atë për përgjegjësi lidhur me këtë akt, duke ngritur pretendimin se për dëmtimin e pllakave janë paguar para dhe janë dhënë porosi.

“O Sali, po nuk paske pas asnjë kod njerëzor? Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për dhunuar pllakatat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!?”, shkruan Balla.

Top Channel