Njihuni me 25-vjeçaren heroinë që shpëtoi qindra njerëz nga terroristët e Hamasit

11/10/2023 10:26

25-vjeçarja Inbar Lieberman është cilësuar si një heroinë në mediat izraelite, e cila drejtoi ekipin e saj në Kibbutz Nir Am dhe parandaloi pushtimin nga personat e armatosur të Hamasit në këtë zonë.

Sipas New York Post, 25-vjeçarja, e cila drejtonte ekipin e saj në Kibbutz Nir Am, 1.5 km larg Rripit të Gazës që nga dhjetori 2022, ishte ajo që dëgjoi shpërthime dhe kuptoi se po ndodhte një sulm.

Inbar fillou t’i shpërndante armët ekpit të saj prej 12 anëtarësh dhe më pas i vendosi ata në mënyrë strategjike, vendosi kurthe dhe u përgatit për të pritur terroristët e Hamasit. Daily Mail raporton se Inbar vrau pesë terroristë e vetme, ndërsa në total ekipi i sigurisë neutralizoi më shumë se 20 persona të armatosur të Hamasit, në një betejë që zgjati rreth katër orë.

“Ishte e mrekullueshme, burri im ishte pjesë e ekipit të gatishmërisë. Ata dëgjuan të shtënat, kontaktuan anëtarët e tjerë të ekipit dhe Inbar, fillimisht iu tha të ishin në gatishmëri. Fakti që ata u mobilizuan herët parandaloi dhjetëra viktima”, tha një banore Ilit Paz për Israel Hayom.

“Kur të ketë mbaruar lufta, kjo grua duhet të marrë çmimin e Izraelit. Historia e saj heroike do të shoqërojë disa breza. Inbal është arsyeja pse Kibbutz dhe zona përreth Nir Am u mbrojt”, raportoi Maariv Daily.

Vihet re se Nir Am është një nga komunitetet e pakta që terroristët e Hamasit u përpoqën të pushtonin, por u zmbrapsën.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA