Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë për kultivim dhe shitje kanabisi në Fier.

Gjatë operacionit policor të koduar “Connections” ranë në pranga I. H., 49 vjeç dhe G. H., 44 vjeç.

Policia asgjësoi bimë narkotike të kultivuara, heroinë, cannabis dhe një armë gjahu të cilën e mbanin pa leje.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, në fshatin Mbyet, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në rreth 90 doza të gatshme për shitje, si dhe një armë gjahu që posedohej pa leje.

Në vijim, gjatë kontrolleve në afërsi të banesës, u gjetën të kultivuara 40 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA