Konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat në palestër, teksa kanë dy ditë kohë për natën e dytë të spektaklit.

Frenki kritikon ashpër Ronaldon, pasi sipas saj nuk është sistematik në prova dhe shpërqendrohet. Ajo e gjeti moderatorin duke u ushqyer.

Frenki: Po, po. Me gojën plot dhe buzët pis. E zeza me këtë njeri. Mendjen e ke te goja, as te duart, as te këmbët. Ta them tre milion herë (lëvizjen), të hyn, të del…

Ronaldo: Mirë, hajde me mua. Modero një emision për 10 minuta

Frenki: Po, të dashur teleshikues…

Ronaldo: O Tefta Radi, ka avancuar televizioni

Frenki: Mos më ndërro temë, jemi në Danicng With The Stars

Nëse vazhdojmë kështu, rrezikojmë eliminimin, i thotë balerina moderatorit:

Frenki: Pozat i ke skandal

Ronaldo: Pse, mirë jam
Frenki: Je skandal, linja jote është vetëm barku dhe ca gjunjë si patate. Do na çosh të fundit fare

Ndërsa “shqetësimi” më i madh i Ronaldos është që të mos eliminohet para Armaldos. “Pastaj, të shkojë si të shkojë gara”, shprehet ai.

Ina dhe Eltioni po përgatiten për koreografinë që ka shumë kontakt fizik, aq sa kanë gërvishtur njëri-tjetrin.

Eltioni: Kapi gishtat këtu. Shiko se çfarë ke bërë. Kjo dënohet me burg (Qesh)

Ina: Të lutem regjia, nxirrni të gjitha ato që kam ngrënë unë.

Ina: Ua çfarë më ke bërë o kafshë. Ngela duke u gërvishtur

Eltioni: Unë nuk të kam gërvishtur

Ina: Po kush pra?

Silvester i kërkon Enxhit të kujdeset për detajet dhe të jetë e gjallë me lëvizjet e saj.

Silvester: Ajo dora është e vdekur

Enxhi: Ndjesë pastë (qesh)

Silvester: Të kam thënë, duhet të marrë jetë edhe thoi

Enxhi: Si merrka jetë thoi?!

Silvester: Ti kur interpreton, a interpreton me ndjenjë

Silvester: Hape dorën, lëri llafet

Enxhi: Prit se më hodhe

Top Channel