Fotot mahnitëse të jetës së egër/ Specie më të vjetra se dinosaurët fitojnë konkursin botëror të fotografisë

11/10/2023 10:51
Laurent Ballesta, sjell imazhin e rrallë lumineshent të një gaforre ‘patkoi’ në fund të detit, me tre peshq të artë që e shoqërojnë

Imazhi i një kërpudhe, një orka në plazh në frymën e saj të fundit dhe disa dhi nubiane që ‘luftojnë; për mbijetesë në majë të një shkëmbi janë ndër imazhet fituese të konkursit “Fotografi i Vitit të Jetës së Egër 2023”.

Por titulli i madh i këtij viti iu dha fotografit francez nënujor dhe biologut detar Laurent Ballesta, për një imazh lumineshent të një gaforre ‘patkoi’ në fund të detit, me tre peshq të artë ‘trevally’ që i notojnë mbi shpinë. Është hera e dytë që Ballesta e fiton këtë çmim: në vitin 2021.

Të shihje një gaforre patkua të gjallë në habitatin e saj natyror, në një mënyrë kaq të bukur, ishte befasuese,” tha kryetarja e jurisë dhe redaktori Kathy Moran në një deklaratë.

“Fotografia e Vitit për jetën e egër” organizon edicionin e tij të 59-të dhe është prodhuar nga Muzeu i Historisë Natyrore të Londrës. Fituesit u zgjodhën nga afro 50,000 aplikime nga 95 vende dhe u shpallën në një ceremoni çmimesh të martën. Duke shfaqur diversitetin e jetës në Tokë, konkursi shpreson të frymëzojë njerëzit të kujdesen për botën natyrore.

FOTO GALERI
4/10
Vishnu Gopal fotografoi këtë tapir fushor duke dalë me kujdes nga pylli brazilian

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA