Çifti padit koleksionistin që u bleu maskën afrikane për 150 euro dhe e shiti në ankand për €4 milionë (fotot)

11/10/2023 15:28

Një çift i moshuar francez kanë ngritur padi ndaj një koleksionisti që u bleu atyre një maskë fytyre nga Afrika për rreth 150 euro dhe e shiti atë në një ankand për 4 milionë euro.

Dyshja e paemëruar rreth të tetëdhjetave nga Nimes në jug të Francës, ishin dikur duke spastruar shtëpinë e tyre nga sendet e panevojshme kur vendosën të shesin maskën e tyre ‘Ngil’ në 2021.

Në shtator të atij viti ata ia shitën në ankand një personi të njohur si zoti Z.

Disa muaj më vonë u mësuaa se ai e kishte shitur maskën në një ankand në Montpellier për shumën e pamenduar prej 4 milionë euro.

Punimi artistik është një maskë tradicionale Fang nga Gaboni, e përdorur atje në rituale martesash apo funeralesh.

Këto maska nuk para shihen jashtë vendit afrikano-qendror, dhe vetëm disa prej tyre gjenden në muzeume të botës.

Maska ishte sjellë në Francë nga gjyshi i burrit të moshuar, i cili kishte qenë dikur guvernator kolonial në Afrikë, shkruan rrjeti ARTnews.

Çifti nuk e njihnin vlerën e objektit të tyre deri para se të lexonin në gazetë për shitjen.

Ata po padisin pasi besojnë se blerësi zoti Z i ka mashtruar me çmimin e ofruar.

Padia është në vijim por deri muajin e kaluar gjykata e Nimes tha se argumentimi i çiftit është parimisht me baza të forta.

Shitja e objektit është bllokuar deri në njoftime të mëtejshme, shkruan ARTnews.

Çifti argumentonte se në vend ta nxirrte në shfaqje në vitrinën e dyqanit të tij, koleksionisti kishte kontaktuar menjëherë me shtëpitë e ankandeve në France për të llogaritur vlerën.

Ankandi i objektit kishte nisur nga 250 000 euro por rrjedhimsisht ishte shitur për shumë më tepër.

Fillimisht pas ankesës, koleksionisti kishte ofruar çiftit vlerën fillestare të ankandit por kjo ishte kundërshtuar nga fëmijët e të moshuarve, shkruan rrjeti Artnet News.

Maska të tilla të fytyrës gdhenden në dru dhe krijohen nga popujt Fang që banojnë në Kamerun, Guinean Ekuatoriale dhe Gabon.

Maska në fjalë ka gjithashtu elemente dekorative që i ngjasojnë një mjekre të gjatë.

Testet tregonin se ajo daton prej shekullit të19-të dhe një ekspert etnolog tha se është përdorur nga komunitetet Ngil, shoqëria mashkullore që kujdesej për çështjet gjyqësore të popujve Fang.

Në dokuemtnet e cituara në gjykatë thuhej, sipas Artnet News: “Ky punim druri i veshur me kaolin është i jashtëzakonshëm dhe vetëm rreth dhjetë të illa njihen të ekzistojnë në botë”.

FOTO GALERI
1/3
Shitesi i ankandit duke pozuar me masken

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA