Vidhet biznesi në rrugën “Myslym Shyri”, një person i maskuar merr paratë nën kërcënimin e armës

10/10/2023 21:45
Foto ilustruese

Një biznes është grabitur këtë mbrëmje në Tiranë.

Një person i maskuar me kostum të kuq dhe me kapele dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri dhe ka vjedhur një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Myslym Shyri”. Nuk dihet shuma e parave që është vjedhur, ndërsa pritet identifikimi i autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA