Plagosën me mjet prerës një 29-vjeçar, shoqërohen tre vëllezërit në Pogradec
10/10/2023 16:03
Tre persona janë shoqëruar nga Policia në Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjet prerës një 29-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, në lagjen nr. 1, në zonën e ish-tregut. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, tre vëllezërit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç, kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel