Nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 8 drejtues mjetesh në Elbasan

10/10/2023 14:14

Policia Rrugore e Elbasanit ka ushtruar kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë për nxënësit e shkollave, në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor.

Gjatë javës që lam pas, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

  • Janë ndëshkuar 843 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
  • Janë ndëshkuar 322 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
  • Janë ndëshkuar 167 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
  • Janë ndëshkuar 63 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • Janë ndëshkuar 224 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • Janë ndëshkuar 338 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.

Top Channel