E drejta e autorit është një problem i pa zgjidhur në Shqipëri e megjithatë një 54-vjeçar e kishte zgjedhur si një fabul të besueshme për të mashtruar biznese të ndryshme në kryeqytet.

Për ta bërë edhe më të besueshme këtë skemë mashtrimi ai kishte botuar një manual si dhe priste mandate për pagesat e marra.

54 vjeçari Ilir Muzhaqi ishte kallëzuar, në Komisariatin nr 4, nga 2 lokale të ndryshme në kryeqytet të cilët e kishin kuptuar se nëpërmjet mashtrimit ai u zhvaste para. Shumat varionin nga 5 deri në 10 mijë lekë. Muzhaqi prezantohej si përfaqësuesi i një shoqërie që mbronte të drejtat e autorit. Ai i referohej një manuali të hartuar dhe botuar nga vetë ai ku shkruhej se bizneset duhet të paguajnë përdorimin e muzikës që luhet në bizneset e tyre apo televizorët e montuar në to. Faturat ishin të përmuajshme dhe çmimet i vendoste në varësi të sipërfaqes së biznesit.

Kjo nuk është hera e parë që 54-vjeçari ka pasur probleme me ligjin. Për të njëjtën vepër penale ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës vite më parë.

Top Channel