Iu gjet armë zjarri, municion ushtarak dhe thika në shtëpi, arrestohet një 49-vjeçar në fshatin Bubq

10/10/2023 11:07

Një 49-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa lejë në Fushë-Krujë.

Bëhet fjalë për shtetasin A.Xh nga fshati Bubq i Fushë-Krujës, të cilit gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, një përforcues grushti dhe mjete prerëse (thika). Në kuadër të operacionit “In Time”, u bë e mundur sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel