Fasting nuk ka qëllim humbjen e peshës, ja shpjegimi që jep nutricionistja Diola Dosti

10/10/2023 13:10

Agjërimi ose i njohur me termin “fasting” konsiston në agjërimin e pjesshëm ose tërësor në një periudhë të caktuar të ditës ose të javës.

Po cilat janë arsyet përse e ndjekim këtë regjim dhe çfarë përfitimesh kemi prej tij?

Nutricionistja Diola Dosti, e ftuar në programin “Në Shtëpinë Tonë” shpjegoi se së pari fasting nuk ka qëllim humbjen e peshës, por është një lloj detoksi që i bëhet organizmit nga toksinat që ne marrim jo vetëm përmes ushqimit, por edhe nga parfumet, detergjentët etj.

Ajo tregoi se vetë e praktikon fasting çdo ditë, duke ngrënë vetëm gjatë orarit 12-18, njëherë në javë nuk ha gjithë ditën dhe ka pasur raste që ka bërë fasting 72 orë. Por, kjo nuk funksionon për të gjithë dhe jo të gjithë lejohet ta bëjnë, por vetëm personat e shëndetshëm dhe të mësuar me regjimin fasting.

Top Channel