Dumani dhe Isufaj nënshkruajnë marrëveshjen! Formohet Njësia e Përbashkët Hetimore mes SPAK dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës

10/10/2023 13:34

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj kanë nënshkruar sot një marrëveshje dypalëshe në Prishtinë, për formimin e njësisë së përbashkët hetimore, të përbërë nga prokurorë të posaçëm të të dyja prokurorive përkatëse. 

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje mes dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit.

Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kryeprokurori i PSRK-së, Isufaj e kanë vlerësuar të rëndësishëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë mes dy institucioneve të drejtësisë.

Nënshkruesit e marrëveshjes, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë në luftimin e të gjitha formave të krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA