Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, shprehu zhgënjimin e tij për përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve kundër Izraelit dhe veçanërisht ndaj presidentit kinez Xi Jinping gjatë një takimi në Pekin të hënën, raporton CNN.
“Unë e them këtë me respekt, por jam i zhgënjyer nga deklarata e ministrisë së jashtme që nuk tregon simpati apo mbështetje për popullin izraelit gjatë këtyre kohërave tragjike,” tha Schumer, duke i bërë jehonë kritikave që ai kishte bërë më parë gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi.
Në një deklaratë të dielën, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës u bëri thirrje “palëve përkatëse të qëndrojnë të qetë, të ushtrojnë përmbajtje dhe t’i japin fund menjëherë armiqësive“.
Kur u pyet për kritikat e Schumer të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Mao Ning u përgjigj me një deklaratë të rishikuar duke bërë thirrje për një armëpushim dhe duke shprehur trishtim për humbjen e jetëve të civilëve.
“Kina është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin aktual të tensioneve dhe dhunës midis Palestinës dhe Izraelit. Ne jemi shumë të pikëlluar nga viktimat civile të shkaktuara nga konflikti dhe ne kundërshtojmë dhe dënojmë akte të tilla që dëmtojnë civilët,” tha ajo.
Schumer, një demokrat nga Nju Jorku, është në Kinë duke udhëhequr një delegacion dypartiak të senatorëve.
Top Channel