I moshuari në karrocë mezi hyn në GJKKO, mungon rampa! Anila Hoxha: “Strategët” të zënë me rregulloren që censuron median
Tre persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Policia njofton arrestimin e shtetasve me S. M., 59 vjeç, Y. B., 47 vjeç dhe F. B., 35 vjeç, të tre banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi N. M., 33 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u gjetën gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim.
Top Channel