Ekskluzive/ “Azoti të shpallet drogë”, Ministria e Brendshme i dërgon kërkesën Komisionit të Shëndetësisë

09/10/2023 14:37

Ministria e Brendshme i ka dërguar Komisionit të Shëndetësisë një kërkesë që azoti të shpallet lëndë psikotrope.

Në shkresën që mban firmën e ministrit Taulant Balla, shkruhet se nga operacionet e fundit policore është vënë re shqetësimi për përdorimin nga të rinjtë të lëndëve në formë gazi të llojit N2O, azot dhe dyoksid karboni

Sipas ekspertëve të mjekësisë, thuhet më tej, këto lëndë sjellin probleme shëndetësore. Duke qenë se këto lëndë nuk klasifikohen aktualisht si lëndë narkotike apo psikotrope lind nevoja për përfshirjen e tyre në listën që i bashkangjitet ligjit “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar.

Alarmi për këtë veprimtari të rrezikshme mes të rinjve u ngrit pak javë më parë nga Top Channel, kur mjeku Adrian Fandi tregoi se kjo lëndë përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike.

Disa të rinj kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të azotit nëpërmjet tullumbaceve apo bombolave me zot, që madje reklamohen në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok.

Gazi i të qeshurit është tani droga e dytë më e përdorur në mesin e 16-24 vjeçarëve, sipas Crime Survey. Edhe pse shitja e oksidit të azotit nw disa vende është e paligjshme, mbajtja e drogës aktualisht nuk është një shkelje por kushdo që shet ose jep oksid azoti për qëllime të paligjshme mund të përballet me burg dhe/ose gjobë.

Te cila klasë droge hyn oksidi i azotit?

Oksidi i azotit zakonisht trajtohet si një “substancë psikotrope” sipas Aktit të Substancave Psikotrope të 2016-ës. Është e paligjshme të prodhohet, furnizohen dhe importohen/eksportohen substanca psikotrope për konsum njerëzor. I shitur ligjërisht, oksidi i azotit përdoret për qëllime mjekësore dhe komerciale, si p.sh. për të bërë krem pana, por është i paligjshëm kur shitet si drogë psikotrope. Kur thithet, gazi mund të shkaktojë eufori dhe halucinacione.

Në zhargonin e rrugës e quajnë hippy crack
Hippy Crack është një nga emrat e rrugëve për oksidin e azotit N2O, një gaz që mund të thithet me mjete të ndryshme nga personi që e konsumon. Mënyra më e zakonshme është përmes një tullumbace që është mbushur me një bombol të vogël gazi.

A mundet oksidi i azotit të shkaktojë dëme të përhershme?

Oksidi i azotit është një metodë e sigurt dhe e zakonshme qetësuese e përshtatshme për të rriturit dhe fëmijët. Megjithatë, efektet anësore mund të ndodhin pas përdorimit. Shumica e efekteve anësore janë të lehta dhe të kthyeshme dhe nuk shkaktojnë dëme të qëndrueshme. Por kur përdoret tepër ose keqpërdoret, oksidi i azotit mund të jetë i rrezikshëm dhe kërcënues për jetën.

Top Channel