Dhunuan dhe grabitën të moshuarën/ Divjakë, 82-vjeçarja tregon momentin e vështirë

09/10/2023 20:30

Kaleme Dardha, 82 vjeç, nga fshati Shën Premte në Divjakë u dhunua barbarisht nga dy të rinj të cilët i hynë në banesë gjatë orëve të vona të natës dhe e grabitën.

Ajo tregon se grabitësit Adrian Balla, 25 vjeç, dhe Gentian Keçi, 19 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia, e torturuan dhe I vodhën bizhuteritë e floririt e më pas u larguan me shpejtësi.

 “U ktheva për te dhoma e gjumit ai më erdhi nga mbrapa. Më kapën nga mbrapa dhe më shtrinë përmbys në dysheme. Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa”, tha Kaleme Dardha.

Autorët janë banorë të zonës, dhe e dinin që e moshuara jetonte e vetme. Nga hetimet rezultoi se ata ishin autor dhe të katër vjedhjeve të tjera, po në fshat , pronarët e të cilave aktualisht jetojnë jashtë shtetit. Por për vajzat e të moshuarës, dënimi për ta duhet të jetë maksimal.

82-vjeՕarja gjatë muajve të verës jetonte e vetme në fshat ndërsa gjatë dimrit shkonte pranë vajzave të saj në Itali.

 

 

 

Top Channel