“Barbarët nuk mund të jenë ndjekësit e mi”/ Ilirjani: Qëndroj me Izraelin dhe qytetërimin

09/10/2023 23:08

Elton Ilirjani në ndryshim nga shumë të tjere në industrinë e modës në SHBA ka reaguar hapur në përkrahje të Izraelit.

Në postimin e tij, ai shprehet seështë shumë  i trishtuartë shikojë  se shumica e personaliteteve të artit dhemodës  kryesisht nukkanë  reaguar në mbështetje të Izraelit gjatë 3 ditëve të fundit të terrorit ndaj popullsisë së pafajshme. Eltoni shprehet se “në këtë botë të gënjeshtrave dhe parave ka humbur ndjeshmëria, kreativiteti dhe dashuria”.

Ai vazhdon më tej dhe thotë se personalitetet e artit nuk reagojne sepse kanë hallin e humbjes së ndjekësve në media sociale. Ai shprehet se nuk dëshiron të ketë asnjë ndjekës që ka dhunuar gratë, ndjekës “barbarë” dhe ata që i mbështesin. Ilirjani tregon se e kanë ofenduar ndjekësit për mbështetjen e hapur ndaj Izraelit dhe thekson se do të vazhdojë mbështetjen ndaj Izraelit, pasi ai shtet përfaqëson lirinë, barazinë gjinore dhe qyteterimin.

Shumë personazhe të showbiz-it në Izrael e kanë falenderuar Eltonin për mbështetjen.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA