Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë Rrogozhinë.

Aksidenti ka ndodhur pranë Golemit, rreth orës 09:45, ku një automjet tip “Toyota” ka përplasur shtetasin Enver Deliu rreth 70 vjeç i cili udhëtonte me biçikletë.

Makina drejtohej nga 26-vjeçarja A. Xh. Pas përplasjes drejtuesja e mjetit e ka marrë për ta transportuar drejt spitalit por i plagosuri nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra nga goditja.

Policia e Lushnjës ka shoqëruar 26-vjeçaren, e cili shkaktoi aksidentin për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Aksi rrugor Lushnjë-Rrogozhinë është njollë e zezë përsa i përket aksidenteve. Mungesa e një rruge dytësore detyron banorët e fshatrave përgjatë këtij aksi të kalojnë në autostradë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel