Zjarri me 47 viktima në Zvicër! Flakët erdhën si pasojë e fishekzjarrëve, si nata e ndërrimit të viteve u kthye në tragjedinë e parë të vitit 2026 02/01 22:47
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka deklaruar se SHBA-ja i dënon sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit.
Ambasadori Hovenier ka shkruar në platformën X, se nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin dhe se solidarizohen me Izraelin.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”, shkruan Hovenier në Twitter.
Top Channel