Nisi mbrëmjen e kësaj të premte spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars”.

Ky spektakël është programi me popullor i kërcimit në botë, një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel në Shqipëri.

Pas suksesit të edicionit të parë të tij, shikuesit presin akoma më shumë dhe pritshmëritë e tyre u plotësuan në premierën e Dancing.

Në mbrëmjen e parë patët mundësi të njiheni me 15 personazhe të njohur të showbizit, ekranit, artit, muzikës dhe sportit të cilët së bashku me balerinët profesionistë do të garojnë përballë njëri-tjetrit për më shumë se 12 javë në arenën e kërcimit në përpjekje për të rrëmbyer kupën e artë.

Programi është nën moderimin e Bora Zemanit dhe Eno Popit, ndërsa juria ka në krye balerinin e mirënjohur Ilir Shaqiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA