I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur doli për shëtitjen e tij si çdo mëngjes, por papritur u gjend në pranga, edhe pse 30 vite pas ngjarjes së rëndë.
TMZ ka publikuar pamjet e kamerës kur trupat e policisë arrestojnë Duane “Keefe D” Davis.
Keefe D iu bind strukturave të policisë dhe nuk bëri fare rezistencë. Ndërsa ishte i qetë, kërkesa e tij e vetme ishte se ishte “i etur për ujin që mbante në shishe”.
Kur oficerët e vendosin në makinë, ai u thotë se është në rregull dhe ngjitet në sediljen e pasagjerit. Ai madje përfshihet në një bisedë të rastësishme me njërin prej oficerëve.
Keefe u paraqit në gjykatë për herë të parë këtë javë, por procedurat e tij të gjykimit janë vonuar.
Tupac u qëllua dhe u vra në Las Vegas në shtator të vitit 1996, ndërsa policët arrestuan Keefe 27 vjet më vonë, duke thënë se intervistat e tij të hapura për përfshirjen në vrasjen e Tupac i shtynë të rihapin çështjen.
Top Channel