Ministri Igli Hasani në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit tha se pret që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist.
“Ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, një sulm terrorist kriminal në veri të Kosovës që kushdo që do mbante këtë detyrën që un kam do reagonte në të njëjtën mënyrë. Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni me BE-në dhe SHBA-në. Ne kemi deklaruar dhe kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht, se formati i normalizimit duhet ngritur në nivelin e një konference normalizimi me planin franko gjerman si udhërrëfyes. Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist, potencialisht të përfshirë në sulmin në veri të Kosovës dhe lidhjen e tyre me trafikantët e armëve dhe individë . Sidomos në situatën e tanishme dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes. Palët duhet të punojmë më guxim për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të mundësojë njohje reciproke nëpërmjet dy vendeve”, tha Hasani.
Top Channel