Luiz Ejlli ka performuar ekskluizivisht në skenën e “Dancing With The Stars” kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”, këngën “Pa ty”.

Mes emocionesh të shumta, një pjesë e aktorëve të kastit të filmit u ngjitën në skenën e spektaklit.

Kjo performancë u  plotësua mjaft mirë nga një kërcim surprizë e fitueses së edicionit të parë, Sara Hoxha dhe partneri i saj në kërcim Luixhino.

Ata kanë kërcyer nën tingujt e kolonës zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Luizi dhe Sara janë të dy protagonistë në këtë film, ku Luizi vjen në rolin e Besit dhe Sara në rolin e Arias.

Luizi: Shumë e vështirë, por kur ke të bësh me njerëz profesionistë se unë nuk jam aktor as nuk u bëra aktor, kemi bërë diçka shumë të madhe mezi pres ta shihni, unë vetë nuk e kam parë, isha më i emocionuar tek traileri, i ftoj të gjithë dhe  fisin tënd që i ke në Kanada që të vijnë dhe ata (i drejtohet Enos).

Bora: Të gjithë në Pallatin e Kongreseve.

Eno: Ata të gruas sime janë fansa të Oltës do të vijnë të gjithë, ia ktheu me batutë moderatori.

Më 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve do të organizohet premiera e filmit aq shumë të komentuar për gjatë muajve të fundit, “Në kuadër të dashurisë”.

Për të gjithë ata që mezi e kanë pritur këtë moment, tani do të keni mundësi që të jenë më afër se kurrë më parë me yjet e “Në kuadër të dashurisë”.

Në datën 9 tetor në Pallatin e Kongreseve, publiku do të ketë mundësinë të shohë për herë të parë filmin, së bashku me protagonistët e tij në sallë, duke blerë biletën. Por jo vetëm kaq, për ata që duan të takojnë yjet e filmit, hyrja në tapetin e kuq do të jetë falas. Një mundësi për të mos u humbur për ju që doni të bëni foto me ta apo të merrni autografe.

Por kujdes: Hyrja është e lirë vetëm për në tapetin e kuq. Për ata që duan ta shohin filmin në sallë, blini biletat tuaja në films.top-channel.tv

FOTO GALERI
11/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA