Moderatorja e njohur dhe mjaft e pëlqyer për publikun Bora Zemani, ka qenë e ftuar në “Wake Up” për të treguar surprizat në natën e parë të spektaklit “Dancing With the Stars”, i cili nis sot në Top Channel, në orën 21:00.
Përveç këtij spektakli, ajo është pyetur edhe për prezantuesen e re që e ka zëvendësuar në “Për’puthen”, Megi Pojani. Sipas Zemanit, Megi është zgjedhja e duhur për këtë format dhe ka një stil sportiv që sipas saj i shkon shumë.
Blendi Salaj: Ke mundur ta shikosh “Për’puthen”, ndërkohë që Megi ka marrë përsipër drejtimin?
Bora Zemani: E kam ndjekur pak, më pëlqen shumë, edhe konkurrentët më pëlqejnë, por patjetër Megin që për mua është zgjedhja e duhur për “Për’puthen”, me atë stilin e vetë, shumë sportive.
Blendi Salaj: Ndonjëherë kur dikush lë një emision, e pyesin kë shikon në vendin tënd, të pyetën ty për Megi?
Bora Zemani: Jo nuk është se më kanë pyetur, por kur e mora vesh më tingëlloi shumë mirë. Thashë Megi super!
Top Channel