Çifti i akuzuar se ikën pa paguar dasmën €9000 në Itali, refuzojnë pretendimet (fotot)

06/10/2023 17:08

Moreno Prioretti u martua me të fejuarën e tij në Ristorante La Rotonda në Frosinone, në Italinë qendrore, por gjërat u hidhëruan kur u ngritën akuzat se çifti nuk kishte paguar për eksperiencën dhe shërbimet që morën.

Tashmë nusja dhe dhëndri që akuzohen se u larguan në Gjermani për shmangien e faturës prej rreth 9000 euro, refuzojnë pretendimet duke thënë se kanë paguar restorantin La Rotonda për banketin dasmës se tyre me 80 të ftuar.

Pronari Enzo Fabrizi, thotë se po mbetet jashtë biznesi prej kostove të papaguara teksa ushqimi eventit kushtonte €90 për person ndërsa çifti kishin lënë vetëm depozitën prej rreth 3000 euro.

Moreno, punonjës me ndërtimet, thotë se ai dhe gruaja e tij paguan, por ka pasur paqartësira për shumën e plotë të drekës së dasmës. Zhvillimi vjen pasi ai dhe gruaja ishin ndjekur nga policia në Gjermani javës që shkoi.

Avokati i Moreno, Antonio Ceçani, tha për të përditshmen vendase Corriere Della Sera: “Ka një debat për diferencën e shumës prej rreth 1000 euro, por këto janë detaje të vogla, ne e kishim mbyllur me €7,700 euro, plus €400 për kamerierët.”

Enzo thotë se do të ndërpresë kontaktet me policinë nëse merr shumën e plotë. Më herët ai shtonte se në 40 vjet që punon me restorantet nuk i kishte ndodhur një aventurë të tillë.

Ai shtonte për ngjarjen: “Ata hëngrën, kërcyen e pinë sa deshën, u larguan rreth orës 10 të darkës dhe ishin të gjithë të dehur. Ne bëmë llogarinë, shtrënguam duart dhe më tha se të nesërmen do të vinte të paguante, por ditën tjetër ata kishim marrë avionin për Gjermani”.

Konflikti pritet të zgjidhet së shpejti.

FOTO GALERI
3/9
Tashmë nusja dhe dhëndri që akuzohen se u larguan në Gjermani për shmangien e faturës prej rreth 9000 euro, refuzojnë pretendimet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA