Vijojnë punimet në DRSHTRR Mat, Rama: Në shërbim të drejtuesve të mjeteve në Burrel dhe Klos

04/10/2023 14:35

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook ka ndarë pamje nga punimet për DRSHTRR Mat.

Punimet kanë nisur një muaj më parë, ku po ndërtohet një qendër e re për shërbimet e transportit publik, kontroll fizik e linjë Kolauidimi.

Sipas Ramës, kjo qendër do t’i shërbejë Bashkive Burrel dhe Klos, ku janë rreth 6,000 mjete rrugore dhe afro 15 mijë drejtues mjeti.

“Një Qendër e re, e mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Linjë Kolaudimi për gjithë shërbimet lidhur me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori tjetër rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe afro 15 mijë drejtues mjeti”, ka shkruar Rama.

FOTO GALERI
6/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA