I kërkoi verë, Aureli detyron Saiden të pijë çaj: Do më respektosh tavolinën!

04/10/2023 19:03

Takimi mes Aurelit dhe Saides nuk ka shkuar ashtu siç duhet, madje konkurentët dhe opinionistët në Për’puthen e akuzuan atë për arrogancë dhe një natyrë posesive. Ndërsa, Saide u shpreh se në takim u ndje sikur kishte shkuar për të njohur familjen e Aurelit, më shumë sesa vetë Aurelin.

Krahas përmendjes në mënyrë të shpeshtë të dashurisë për familjen dhe prindrit, moment të cilin e argumentoi se i vjen natyrshëm pasi është një djal i përmalluar për shkak se ka jetuar gjatë në emigracion, ajo që u konsiderua një “flamur i kuq” dhe i uli pikë në takim Aurelit, ishte posesiviteti i treguar ndaj Saides fillimisht gjatë njohjes në makinë dhe më pas kur ajo kërkoi një gotë verë.

I pyetur pse reagoi kështu, Aureli tha që Saide ka dalë këtu për t’u martuar, dhe “nëse është gati për t’u martuar ashtu sikurse tha edhe në klip” duhet ta respektoj dhe të sillet si një person i pjekur përballë tij. “Nëse është për njohje, të thotë që kam dalë për njohje dhe jemi dakord.”

“Unë s’kam dalë të merrem me llafe grash, por të bëjë një njohje”- tha Aureli në studio.

Sipas Aurelit, kërkesa e saj për të pirë verë kur ajo e dinte që besimi atij nuk ia lejon alkoolin ishte mungesë respekti ndaj figurës së tij.

Aureli: Ça do pish?

Saide: Unë do të pi një verë.

Aureli: Verë?!

Saide: Po, verë.

Aureli: Jo nuk do të pish verë. Merr një çaj më mirë.

Saide: Pse? Unë verë dua, nuk e pi çajin.

Aureli: Jo, në tavolinën time nuk ulet verë. Besimi im nuk ma lejon dhe për respektin tim nuk do të pish verë në tavolinë.

Saide: Ok, meqë po insiston pije çajin tënd. Unë nuk po marr asnjë gjë. Burrat shqiptar kështu e kanë, duhet t’ju kënaqësh egon. T’u bë qejfi?

Aureli: Jo…

Saide: Ti po qesh, normal që t’u bë qejfi.

Aureli: Jam i kënaqur që më respektove dhe këtë respekt që më dhe unë do të kthej 100 fish.

Gjatë rrëfimit, Aureli deklaroi se “Ky takim u mbyll me një Saide që e kutoi gabimin që bëri”. Mirëpo, gjërat nuk shkuan teksualisht këtu.

Saide u shpreh se nga ky takim kuptoj se: “Respekti nga ana e Aurelit ishte zero. Unë kam dëgjuar dhe parë në prapaskenë që Aureli nuk e respekton fenë aq sa hiqet dhe thotë.”

Në kundërpërgjigje, Aureli tha se priste më tepër mirëkuptim nga Saide sepse ajo “ka qenë ndër të vetmet që kur unë kam bërë ato faljet e mija të vogla ka ardhur dhe më ka vlerësuar”.

Për të shpjeguar në mënyrë më të thjeshtuar pse veproi ashtu, Aureli u shpreh se: “Nëse ti ke alergji nga sallata, në tavolinën time nuk do të ketë sallatë. Unë po i kërkoja një fije respekti nuk po kënaqja egon.”

“Po ti pse s’më respektove mua. Unë kam qenë femër aty”- tha Saide, duke e sfiduar Aurelin se do t’i tregonte me pamje se nuk ishte edhe aq besimtar i devotshëm sa e paraqet veten.

Saide publikoi pamjet video, ku shihej Aureli që thoshte “edhe një gotë” teksa pinte alkool. Moment i cili ka shokuar konkurrentët dhe opinionistet në studio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA