Emonela Jaho riktheht në masterclassin e saj për të dytin vit radhazi dhe këtë herë optimiste.

Pasi janë marrë 22 aplikime për pjesëmarrje efektive dhe 17 pjesëmarrës dëgjues.

“Le ta bëjmë këtë gjë me pozitivitet. Sepse kemi gjëra të bukura për ti tregouar jo vetëm botës, por edhe vetes tonë”, tha sopranoja Ermonela Jaho.

Masterclass-i do të zhvillohet nga data 2- 5 tetor, përgjatë 8 orëve në ditë . Kriteri i moshës është hequr, ndaj ka pasur pjesëmarrës nga grupmosha të ndryshme. Që nga 18 vjeç deri më 40 vjeç. Ylli ndërkombëtar e ka mesazh për të gjithë.

“Asgjë nuk është e pamundur. nuk mund të gjejmë njëlloj justifikimi, njëriu kërkon gjithmonë”, tha Jaho.

Sipas Ermonela Jahos i gjithë ky proces është një detyrim moral nga ana e saj. Një arsye më shumë që artistët e rinj të mos zgjedhin të largohen nga vendi.

“Unë e di ç’di të thotë sa e vështirë është. Por në virtyt të kësaj gjëje çfarë kemi mësuar ne e sjellim këtu. Sepse këtë teatër do e bëjmë vetëm ne dhe nuk do e bëjmë duke ikur”, tha Jaho.

Pjesëmarrësit do të mësojnë mbi teknikën fizike të këndimit, asaj të interpretimit e këndimit, përgatitjes psikologjike të repertorit dhe ndërtimit të një roli. Masterclass-i ofrohet totalisht pa pagesë dhe pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje.

Top Channel