Një 19-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një të moshuar në Gramsh dhe më pas i ka vjedhur paratë që kishte me vete.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjerë të Gramshit. 19-vjeçari me iniciale K.J. ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin M. R., 82 vjeç, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë, njofton policia.

Paratë janë sekuestruar, ndërkohë që i moshuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj të riut ka nisur hetimi për veprën penale “vjedhje me dhunë”

Top Channel