Një 44-vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar në Përmet.
Gruaja me iniciale S. R., akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mashtrimi”.
44-vjecarja dyshohet se ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në Polici. Gjithashtu, dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, vunë në pranga shtetasen S. R., 44 vjeçe, banuese në Përmet, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 27.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel