Skulptori i mirënjohur Mumtaz Dhrami ka çelur ekspozitën “Kujtime nga Kina 1967” me vizatime dhe skica realizuar gjatë një vizite të delegacionit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Ai e vizitoi Kinën së bashku me shkrimtarin Ismail Kadare, ushtarakun Resul Bedo dhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Qysh atëherë kanë kaluar shume vite, me zhvillime politike të papritura të cilat nuk ja lëkundën dashurinë që ndiente për Kinën dhe njerëzit e saj. Skulptori i ka përmbledhur këto kujtime në ekspozitë.

Ai admiroi peizazhet e bukura të Kinës,  arkitekturën e pagodave me çatitë elegante, me unitetin stilistik të çdo orendie e zbukurim të interierëve dhe të gjitha këto i materializoi në art.

Në këtë ekspozitë ai ka përmbledhur shumë kujtime. Me kavaletin dhe baltën e atëhershme ka hedhur edhe  portrete në skulpturë.

Kjo ekspozitë përkon me 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Mumtaz Dhrami është autor i shumë veprave si: Busti i Shkurte Pal Vatës në Lushnje, busti i Liri Gegos, në GKA, busti i Jani Vretos në Leskovik monumenti i Ali Pashë Tepelenës, monumenti i Mitrush Kutelit etj. Në bashkëautorësi ka realizuar: Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan, monumentin e Pavarësisë në Vlorë , monumentin e “Nënës Shqipëri” në Tiranë, relievi monumental në ndërtesën e kryeministrisë Tiranë, obelisku i Arsimit në Gjirokastër, etj.

Top Channel