Dua Lipa merr seriozisht aktrimin! Ylli shfaqet bionde dhe sensuale në trailerin e filmit Argylle 

29/09/2023 18:27

Traileri për filmin e shumëpritur Argylle u publikua të enjten. 

Dua Lipa ishte surpriza, duke u shfaqur bionde, së bashku me një kastë të mbushur me yje për filmin Apple Original dhe Universal Pictures nga regjisori i Kingsman Matthew Vaughn, i vendosur për t’u shfaqur më 2 shkurt 2024.

Këngëtarja, 28 vjeçe, me origjinë shqiptare shihet me një minifustan ari ndërsa merr rolin e të dashurës së Henry Cavill në debutimin e saj në aktrim.

Traileri fillon me Duan, tepër joshëse, duke luajtur femrën fatale teksa ajo i thotë në mënyrë joshëse: ‘Sigurisht që shpresoj të vallëzosh aq mirë sa vishesh’. Për të cilën ai thotë: ‘Ti do ta zbulosh’.

Të dy Henry, 40, dhe Dua, të cilët kishin një rol të vogël në Barbie, luajnë personazhe nga libri i Elly Conway (Bryce Dallas Hoëard).

Aktori merr rolin e agjentit Argylle, ndërsa Dua luan një tjetër spiune.

Kasti përfshin gjithashtu Samuel L. Jackson, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, John Cena, Catherine O’Hara, Ariana DeBose dhe Rob Delaney.

Filmi u njoftua për herë të parë në qershor 2021, me Matthew Vaughn që drejtonte nga një skenar i Jason Fuchs, përshtatur nga një roman ende i pabotuar nga një shkrimtar misterioz i quajtur Elly Conëay.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel