Bishtajoret, burim proteinash! Njihuni me vlerat e fasules kacavjerrëse të Tropojës

29/09/2023 09:15

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash.

Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza.

Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit.

Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës.

Të dhënat konkrete për kultivimin e fasuleve ndër vite

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat.

Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia.

Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Fasulja kacavjerrëse e Lekbibaj

Në të gjithë krahinën e Nikaj-Merturit, Tropojë. Kultivohet për më se 70-80 vjet./Agroweb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA