Minatori plagoset gjatë punës, vihen nën hetim përgjegjësi në minierën e Munellës

28/09/2023 13:32

Një minator është plagosur gjatë punës në minierën e Munellës.

33-vjeçari me inicialet S.O. u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që nën hetim është vënë përgjegjësi i turnit në minierën e bakrit në Munellë, 54-vjeçari me iniciale N.J.

Vetëm këtë vit, dhjetëra minatorë janë aksidentuar në krye të detyrës në minierat e vendit.

Top Channel