Prokurorët po reflektojnë sugjerimet e Gjykatës e Posaçme Antikorrupsion që për dosjen e sterilizimit, kërkoi ndjekje penale ndaj dy ish-ministrave Shkëlqim Cani dhe Ilir Beqaj.
Kështu deklaroi sot kryeprokurori Altin Dumani para gazetarëve
Një muaj më parë, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë të vendosura ndaj tetë personave të pandehur për koncesionin e sterizilimit.
Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj kërkoi zbutje të masës nga arrest me burg në një më të lehtë duke ofruar garanci pasurore, por gjyqtarja Etleva Deda refuzoi.
Njësoj veproi edhe për Ilir Rrapajn , biznesmeni i koncensionarit të “Sani Service”, i cili sipas SPAK dyshohet se përpara firmosjes së kontratës kishte njohje me ish ministrin e Shëndetësisë me të cilin udhëtoi përmes Rinasit në tre raste.
Por tetë të dyshuarit e SPAK për të cilët gjykata i aprovoi masat janë që të gjithë anëtarë të komisionit. Njëri ndër ta edhe i moshuari Petref Mersini që u përball për herë të parë në jetën e tij me drejtësinë.
Top Channel