Mot i qëndrueshëm dhe vranësira përgjatë relieveve malore, parashikimi për këtë të mërkurë
Në konferencën për mediat, Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar tha se një nga faktorët kryesorë të dëmtimit të rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, ishin sasia e reshjeve.
Ai u shpreh se Shërbimi Gjeologjik do të kryejë të gjithë ekspertimin dhe analizat e nevojshme për t’i sugjeruar më pas autoriteteve një zgjidhje.
“Sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me 2 vitet e mëparshme. Është një fenomen që njihet me fenomenin e mbingopjes së strukturave, dhe ka dhënë maksimumin e mbingarkesës, duke rezultuar si faktori kryesor për cedimin e gjithë strukturës.
Shërbimi gjeologjik është duke vazhduar me pjesën e studimeve të thelluara, të lidhura këto me interpretimet e rezultateve të rreth 500 metrave linearë shpime që do të vendosen nga ekspertët, si dhe serinë e analizave. Falë kësaj pune, matja e rezultateve do të bëhet nga ana jonë, dhe interpretimi i të gjithë rekomandimeve që shërbimi gjeologjik do të bëjë për këtë situatë”– tha Bylyku.
Top Channel