Koncesioni i sterilizimit, GJKKO lë në fuqi masat për tetë të akuzuarit, lihen në burg ish zv/ministri dhe biznesmeni

18/08/2023 12:50

Gjykata Antikorrupsion la në fuqi vendimet e shpallura në mungesë ndaj tetë zyrtarëve të vënë nën hetim për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim në atë që njihet si dosja e sterilizimit.

Ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj kërkoi zbutje të masës nga arrest me burg në një më të lehtë duke ofruar garanci pasurore, por gjyqtarja Etleva Deda refuzoi.

Njësoj veproi edhe për Ilir Rrapajn , biznesmeni i koncensionarit të “Sani Service”, i cili sipas SPAK dyshohet se përpara firmosjes së kontratës kishte njohje me ish ministrin e Shëndetësisë me të cilin udhëtoi përmes Rinasit në tre raste.

Por tetë të dyshuarit e SPAK për të cilët gjykata i aprovoi masat janë që të gjithë anëtarë të komisionit. Njëri ndër ta edhe i moshuari  Petref Mersini që u përball për herë të parë në jetën e tij me drejtësinë.

Gjykata ka orientuar SPAK-un që të ushtrojë ndjekje penale edhe ndaj dy ish ministrave Shkëlqim Cani që mbas kundërshtimeve e miratoi koncensionarin si dhe Ilir Beqajn, Për të cilin dyshohet se ka qenë në konflikt interesash.

Dy prokurorët e SPAK kanë kalkuluar përgjatë tre viteve hetime si dhe kanë kontrolluar ndërhyrjet kirurgjikale në disa spitale , sterilizimin por edhe kostot e fryra përpara se kontrata të firmosej, por edhe mos zbatim të saj.

Top Channel