Atentati i një dite më parë në Rrëshen, ku viktimë mbeti Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë vijon të mbetet pa autor.

Janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës persona nga fisi Reçi, mes tyre sipas burimeve është shoqëruar edhe Saimir Reçi i cili pati dhe konfliktin në mars të këtij viti dhe i ati i këtij të fundit.

Atentati ndodhi rreth orës 10:40 pranë lokalit të viktimës Martin Bardhi, 59 vjeç. Dyshohet se në fillim, 59-vjeçari dhe autorët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armëve. Atentatorët më pas janë larguar me një fuoristradë të zezë.

Të plagosur mbetën kushëriri i viktimës Indrit Bardhi, Olti Gjini dhe Ilir Bardhoku, të cilët janë dërguar në spital.

Dyshohet se hakmarrja ka qenë shkak i vrasjes, pasi në mars të këtij viti, së bashku me të birin, Erind Bardhin, Martini qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020. Saimir Reçi arriti t’i shpëtonte atentatit, ndërsa Bardhi u vu në pranga.

Vetëm pak ditë më parë, viktima kishte dalë nga burgu. Mes fiseve Reçi dhe Bardhaj ka pasur vazhdimisht konflikte dhe dyshohet se edhe vrasja lidhet me përplasjen mes dy fiseve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA