Tollumbacet me azot të paligjshme në Angli dhe Uells, deri në dy vite burgim për përdoruesit

27/09/2023 20:02

Tollumbacet me azot tashmë janë droga e dytë më e paligjshme në Angli dhe Uells, pas kanabisit.

Përdorimi i kësaj substance do të konsiderohet i paligjshëm dhe mund të sjellë deri në dy vite burgim.

Vendet perëndimore kanë dhënë alarmin për këtë drogë, e cila shkakton shumë probleme shëndetësore, dhe po mendohet të merren masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme.

Droga tullumbace njihet si gazi që të bënë vetëm për të qeshur dhe me konsumin e parë shkakton eufori, shqisat ndryshojnë, ka çorientim dhe ankthi zvogëlohet.

Mund të shkaktojë marramendje, të përziera, dhimbje koke, ndërsa në sasi shumë të larta mund të shkaktojë humbje të vetëdijes, asfiksi, rënie të presionit të gjakut, aritmi dhe vdekje nga arresti kardiak.

Top Channel