Foto/ 90 vjeç, ikona Joan Collins thotë se nuk ka bërë asnjë operacion plastik

27/09/2023 18:29

Ikona e Hollivudit, 90-vjeçarja Joan Collins këmbëngul se nuk ka bërë asnjë operacion plastik për të ndryshuar pamjen e saj.

Collins foli për rutinën e saj të bukurisë dhe zbuloi se arsyeja pse ajo nuk zgjodhi kurrë ndonjë operacion estetik në fytyrën e saj, gjatë karrierës së saj të shkëlqyer në ekranin e madh, ishte frika e saj nga gjilpërat.

“Nuk kam bërë asgjë”, ka thënë ajo për “Guardian” pasi u komplimentua për lëkurën e saj. “Nuk mund t’i bëja të gjitha këto. Para së gjithash, unë kam fobi nga gjilpërat. Nëna ime ishte ajo që më tha ta hidratoja dhe të përdorja kremin e natës”.

Aktorja e “Dynasty” tha se nuk qëndron fare në diell dhe pranon se këshillon dy vajzat e saj, Tara Neëley, 59 vjeç dhe Catania Cash, 51 vjeç, të bëjnë të njëjtën gjë.

Collins pranoi se kishte bërë Botox në një intervistë të revistës Glamour të vitit 2012.

“E bëra një herë në ballë dhe më dhimbte shumë”, ka thënë ajo, duke pranuar se nga përvoja e keqe e kishte lënë përgjithmonë operacionin plastik. “Kam miq që kanë bërë botoks dhe mbetën me gunga në fytyrë.”

E pyetur nëse ofendohet kur njerëzit supozojnë se ajo ka bërë operacione plastike, aktorja tha: “Jo, jo. Por e dini se çfarë thonë për operacionet plastike, apo jo? Është hakmarrja e gruas së zakonshme. Dhe e vërteta është se unë gjithmonë jam kujdesur shumë mirë për lëkurën time dhe gjithmonë, gjithmonë kam bërë grim”.

Collins ka mohuar të ketë bërë operacione plastike dhe ka sulmuar Kardashianët.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA