Fier/ Vodhën katër automjete brenda dy muajve, ndalohet një 14-vjeçar, dy të mitur të tjerë nën hetim

27/09/2023 14:26

Një 14-vjeçar është kapur në flagrancë teksa largohej me një automjet që sapo kishte vjedhur në lagjen “11-Janari” në Fier.

Në vijim, nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të mitur të tjerë të proceduar penalisht më parë, në gjendje të lirë, ka vjedhur gjatë periudhës gusht-shtator 2023, dhe 3 automjete.

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjetet e vjedhura. Veprimet procedurale me 14-vjeçarin janë kryer në prani të avokatit, psikologut, punonjëses së NJMF-së dhe kujdestarit ligjor të 14-vjeçarit. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel