Teksa ishin gati të nisnin vjeljen e mollës, fermerët e fshatit Qatrom u dëmtuan në masë nga breshëri. 

Prodhimi i tyre tani mund të shitet vetëm për lëngje, sepse fruti është goditur dhe nuk mund të dalë në treg për konsum.

Mjaftoi vetëm një ditë me mot të keq për të shkatërruar punën e gjithë vitit dhe për t’u shkaktuar atyre dëm ekonomik të cilin e kanë të vështirë ta përballojnë vetë.

Prej vitesh fermerët e qarkut të Korçës krahas vështirësive për gjetjen e tregut përballen edhe me dëmet që u shkaktohen nga fenomenet natyrore por deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje për ta.

Top Channel