Fotot/ Angli, grabisnin të veshur si policë, dënohen shqiptarët! Të përfshira edhe të dashurat e tyre

26/09/2023 20:05

Një grup shqiptarësh prej 7 personash është dënuar gjithsej me 50 vite burg për grabitje në Britani.

Disa prej anëtarëve u kapën teksa grabitën një shtëpi në Peterborough më 4 gusht të vitit të kaluar, të veshur si oficerë policisë.

Grabitësit shqiptarë u identifikuan si Olsi Cakoni, Florin Doci, Tom Dodaj, Malesio Gjonaj dhe një tjetër ende i paidentidikuar. Teksa mbanin veshur uniformën e policisë, ata ishin të armatosur me armë zjarri, çekiç dhe leva.

Ata u panë teksa u larguan nga banesa me një çantë të madhe me para ku besohet se kishte edhe drogë të klasit A.

Të përfshirë janë edhe dy vajza. Hetimet zbuluan se Arjada Lleshi, e dashura e njërit prej të arrestuarve, u kap atë mbrëmje vonë, gati për të fluturuar drejt Shqipërisë me 12 mijë paund me vete.

Vajza e dytë, Aurela Marcu, u zbulua se ka qenë pjesë e vëzhgimit dhe planifikimit të grabitjes, duke përfshirë edhe blerjen e uniformës së policisë. Ajo u arrestua së bashku me partnerin e saj, Madion Gjonaj, në shtëpinë e tij në Broomfield Avenue, Enfield, Greater London, më 6 tetor.

Të dyja vajzat u shpallën fajtore për komplot për të kryer vjedhje, ndërsa Madion Gjonaj u deklarua fajtor edhe për posedim kokaine.

Dënimet në total:

Madion Gjonaj, 28 vjeç, burgosur me 11 vjet e gjysmë

Florin Doci, 26 vjeç, burgosur për nëntë vjet e katër muaj

Malesio Gjonaj, burgosur me nëntë vjet

Tomas Dodaj, burgosur për nëntë vjet

Olsi Cakoni, burgosur me nëntë vjet

Aurela Marku, 26 vjeç, burgosur për dy vjet

Arjada Lleshi, 33 vjeç, burgosur me 20 muaj

FOTO GALERI
1/4
Aurela Marku

Top Channel