Si u shmang vrasja e pelegrinëve? Zheji: Hyrja e agresorëve në manastir ishte kurth për Albin Kurtin

25/09/2023 21:38

Analisti Artur Zheji, është shprehur mbrëmjen e sotme në Top Story në lidhje me tesionet në veri të Kosovës, se i gjithë skenari i ngjarjes ishte një kurth për Albin Kurtin. 

Sipas tij ishte planifikuar shkatërrimi i Manastirit dhe vrasja e pelegrinëve, gjë e cila do të shkaktonte një disfatë të madhe për Albin Kurtin.

Zheji u shpreh se reagimi i Kosovës ishte i jashtëzakonshëm dhe i suksesshëm dhe se kjo është një fitore e madhe për të gjithë popullin shqiptar.

“Ishte një manastir shumë afër kufirit me Serbinë. Nëse beteja nuk do të ishte jo profesionale do të vriteshin pelegrinë. Po të shkatërrohej manastiri do të ishte një ngjarje shumë e madhe, si një atentat ndaj Kurtit. Armatimi nuk mund të depozitohet brenda një natë, është akumuluar prej kohësh ky material ushtarak. Meqë nuk e marrin dot ulen në tryezë me diplomaci duan ta marrin me dhunë. Këtu ka një zbulim shumë të madh të KFOR, dinamika është akoma e paqartë. Dëgjova konferencat e shtypit ku u sqarua panorama dinamike. Reagimi ishte i jashtëzakonshëm dhe i suksesshëm. Ne kemi shumë humbje në historinë tonë, në të gjitha fushat. Kjo është një fitore 1 mln përqind shqiptare, është një fitore e të gjithëve neve. Mendoj që deklarata e Vuçiçit që ne mund të na vrisni por Kosovën nuk e njohim do të thotë që negociatat për njohje reciproke janë të kota. Ai e tha 10 herë, pra i shkatërruan negociatat.”– tha Zheji.

 

Top Channel