Aksident në aksin Korçë-Maliq/ “Benzi” del nga rruga, plagoset pasagjeri

24/09/2023 13:24

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Koritë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:33, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi I. P., pasagjer në këtë automjet, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel