Ekspozitë për masakrën në Bucha/ Shpallet fituese në festivalin e fotografisë organizuar në Fier

23/09/2023 12:27

“Masakra e Bucha- s” është fotografia fituese e “Press” Category , e autorit ukrainas Mykhailo Palinchak, në edicionin e 14–te të festivalit të fotografisë “Fokus Award” që e shndërroi Fierin në qytetin e festës ndërkombëtare të fotografisë dhe të fotografeve më të mirë botërore, ndërsa çmimin prej 1000 euro për kategorinë tematike “Gjërat kanë ndryshuar” e fitoi italiani Robbie Mcaintosh.

Ndërkohë fituesit e kategorive të tjera ishin Arian Mavriqi nga Kosova i cili e mori çmimin për kategorinë “People”.

Për kategorinë “Live” fitues u shpall, Pranad Basak nga India. Çmimi iu dorëzua nga gazetarja e Top Channel,  Jetona Koçibelli, e cila ishte një nga antaret e jurisë “Fokus award”.

Për kategorinë  “Land” fitues u shpall fotografi, Vlasov Sulaj nga Shqipëria.

Mes emocionesh fotografi kosovar Arjan Mavriqi i cili zuri vendin e parë në këtë garë ndërkombëtare në kategorine “ People” me fotografinë “Plaku i vjetër dhe libri” tregoi edhe domethënien e kësaj fotografie, e cila ka në fokus një plak të moshuar dukë lexuar kuranin, i cili ka ndërruar jetë disa muaj me parë, teksa ka theksuar se çmimin së bashku me vlerën monetare të tij do t’ia dorëzojë shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë, ku ai ka jetuar.

Ndërkohe organizatori i këtij festivali Arben Alliaj, u shpreh se “Fokus award” është me jetëgjati në rajon dhe në çdo edicion mbledh rreth tij qindra fotografë profesionistë dhe të pasionuar pas fotografisë duke krijuar tashmë një komunitet të konsoliduar dhe një vëmendje të gjerë rreth tij.

Festivali shtrihet në kohë dhe qytete të ndryshme ku në të aplikuan 680 artistë dhe kuratorët përzgjodhën për t’u përfaqësuar në këtë festival 180 prej tyre nga 25 shtete. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për rreth dy javë për të gjithë artdashësit e pasionuar pas fotografisë.

 

Top Channel