Komediani shqiptar: Myslimanët në Itali më kërcënuan me vdekje mua dhe familjen! Babai im pinte raki…

20/09/2023 11:41

Komediani Xhuliano Dule i cili jeton që prej fëmijërisë së tij në Romë, ka treguar në “Wake Up” dhe kërcënimet që ka marrë pas shfaqjeve që ai bën.

Ai shprehet se një histori që kishte shkruar për dy terroristë u bë tepër virale, por nuk u prit dhe aq mirë nga myslimanët. Sipas Xhulianos, i ka shkruar një komunitet mysliman prej 20-25 vetash në Itali, ku e kërcënonin se do e vrisnin atë dhe familjen e tij.

Xhuliano Dule: Kam shkruar një histori që është bërë dhe virale, për dy terroristë, ishte një shaka e vogël. Më shkruajti i gjithë komuniteti mysliman italian nga 20-25 veta që donin të më vrisnin. Me thanë inshallah të vrasin. Do të të vrasin ty, do të të vrasin familjen tënde, dhe unë thashë më mirë të vrisni familjen time se unë jam i ri (qesh).

Ndër të tjera Xhuliano tregon mes të qeshurave dhe shakave se i bën përshtypje raporti që kanë besimtarët myslimanë në Shqipëri me islamin. Ai shprehet se babai i tij i thoshte gjithmonë se janë myslimanë, por nuk kishte ditë që të mos pinte raki.

Neada Muçaj: Bobo Xhuliano, po ti je dhe mysliman apo jo?

Xhuliano Dule: Po, mua më bën për të qeshur raporti që kanë zakonisht shqiptarët e familjes sime me islamin. Më bënte përshtypje sidomos babai im që më thoshte gjithmonë që ne jemi mysliman, por nuk e kam parë asnjë ditë që të mos pinte raki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA