Kosovë, dhunë fëmijës në kopsht! Del video kur edukatoret dhe kuzhinierja rrahin 3-vjeçarin

19/09/2023 09:05

Këto pamje të rënda tregojnë abuzimin e fëmijës tre vjeçar në çerdhen publike “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovës.

Dy edukatore dhe një kuzhiniere tërheqin zvarrë fëmijën duke e futur në një dhomë të ndarë nga të tjerët.  Familjarët e kanë denoncuar rastin duke publikuar edhe pamjet e shenjave të dhunës që ka pësuar 3-vjeçari.

Nëna e fëmijës për Shqipëria Live në Top Channel ka treguar për abuzimin që tre vjeçari ka përjetuar në çerdhe.

Djali tregoi se flet shumë mirë tha më kanë rrahur mësueset. Takova drejtoreshën është shumë e mirë më tha asnjë fëmijë nuk mund të dhunohet. Djali im tani kur dëgjon të diskutojmë për këtë temë ik në dhomë. Drejtoresha u tregua e gatshme të më ndihmojë. Më tha që duhet të bëj një ankesë. Djali më tregoi që e ka rrahur mësuesja e vogël me flokë të bardha. Edukatoret nuk e pranuan njëra më tha nuk e njoh, tjetra më tha nuk e kemi dhunuar ndërsa tjetra më tha mos i ekzagjeroni gjërat. Këtë punë nuk e kam bërë vetëm për fëmijën tim por për të gjithë fëmijët pasi mund të jenë të dhunuar”- tha nëna e fëmijës, Fitore Geci.

E Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë thotë se do merren masa ndaj punonjësve të institucionit publik.

Ndërkohë, mohon se në të kaluarën ka pasur rastë të ngjajshme, gjë të cilën e thotë edhe drejtoresha Sherife Tërnava. Avokati i njërës prej edukatores Naime Musës thotë se ajo ka përdorur masën e disiplinimit ndaj fëmijës. Megjithatë, Mimoza Gjurkaj, nënë  thotë se kishte probleme me edukatoret e çerdhes në fjalë.

Policia e Kosovës ka intervistuar të dyshuara të cilat pasdite janë larguar nga stacioni në Fushë Kosovës, derisa priten masa ndaj tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA